Skafistët nga e gjithë vija bregdetare në vend janë mbledhur në protestë para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit pas vendimit për bllokimin e mjeteve ujore pas ngjarjes së rëndë të Himarës. Katër përfaqësues janë pritur brenda dhe aktualisht po diskutojnë për problematikën. Ata thonë se po u dëmtohet biznesi, ndërsa sipas tyre plotësojnë të gjitha parametrat e sigurisë dhe dokumentacionet përkatëse.