DURRËS– Hidrovori në Hamallaj, i cili është rikonstriktuar së fundmi, pas dëmeve që pati nga tërmeti i 26-nëntorit, është bllokuar. Me bllokimin e këtij hodrovori rrezikohet përmbytja e të gjithë zonës së Hamallajat dhe rreth saj.
Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që ky hidrovor të bllokohet dhe të kanosë të gjithë vendin me përmbytje. Ende nuk dihet nëse është marrë ndodnjë masë për evakuimin e familjaëve që jetojnë aty pranë apo jo.
Sot është dita e katërt që Shqipëria ndodhet nën pushtetin e ujit që ka sjellë probleme kryesisht në Shkodër, Durrës, Lezhë, Vlorë e Bulqizë. Si pasojë e motit të keq kanë ndodhur shembje masive të rrugëve në Lezhë.
Ndërkohë që në Fushë-Krujë rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji. Në Korçë situata është drejt normalizmit, ndërsa në lumin e Devollit ka filluar të ulet niveli i prurjeve të ujit.