Së fundmi këngëtari Bob Dylan është akuzuar për abuzim seksual ndaj një 12-vjeçareje në apartamentin e tij, në Hotel Chelsea në vitin 1965.
Në dokumentet e dorëzuara në Gjykatë pretendohet se abuzimi nga këngëtari ndodhi shumë herë.Paditësja me iniciale JC, është shprehur se efektet emocionale të abuzimit kanë qenë afatgjata dhe se asaj i është dashur të kërkojë trajtim mjekësor për to. Ajo pësoi depresion, poshtërim dhe ankth. JC po kërkon dëmshpërblim të papërcaktuar dhe gjykim me jurinë.Një zëdhënës i Dylan i ka mohuar akuzat e ngrejtura dhe ka deklaruar për “The Guardian” se pretendimi 56-vjeçar është i pavërtetë dhe do të mbrohet me forcë.Dylan ka shitur më shumë se 125 milionë albume në të gjithë botën. Këngët e tij më të njohura janë ” Blowin ‘In The Wind” dhe “The Times They Are a-Changin”.