Kombet e Bashkuara dhe partnerët janë bërë bashkë për të dërguar ushqime si edhe furnizime mjekësore në Kharkiv për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve për shkak të luftës në Ukrainë.
Koordinatori humanitar i OKB-së, Osnat Lubrani bëri me dije se furnizimet gjithashtu do të dërgohen edhe në zona të vështira për shkak të sulmeve.
Gjithashtu sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres gjatë një konference tha se deri më tani ka më shumë se 1000 personel të OKB-së që punojnë në Ukrainë në tetë qendra humanitare.