Ndonëse ka kaluar më shumë se tri javë nga nisja e mësymjes ruse në Ukrainë, bombardimet nuk kanë të ndalur. Në shënjestrën e sulmeve ruse këtë mëngjes ra lagjia Podil në Kiev. Nga bombat ruse ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur 5 të tjerë.
Po ashtu, 95 persona të tjerë janë evakuuar. Dëmi material ka qenë kolosal, pasi janë goditur banesat dhe çdo gjë ka mbetur e shkatërruar.