Teksa nga Rusia nuk ka asnjë sinjal për ndalimin e luftë, Ukraina duket tepër e vendosur për të mos u tërhequr dhe duke u përgjigjur ‘dhëmbë për dhëmbë’ luftës.
Situata sa vjen e tensionohet më tej mes dy vendeve, e ndërsa presidenti amerikan, Joe Biden, konfirmoi të hënën se Rusia ka përdorur raketa hipersonike në pushtimin e saj ndaj Ukrainës fqinje. Më tej ai shtoi se Putin e ka shpinën pas murit, dhe se ai nuk e parashikoi rezistencën ukrainasë dhe unitetin nga Perëndimi.
Rusia dhe Japonia ende nuk i kanë përfunduar zyrtarisht armiqësitë e Luftës së Dytë Botërore për shkak të përplasjes mbi ishujt që ndodhen pranë ishullit më verior të Japonisë, Hokkaido. Ata njihen në Rusi si Kurilët dhe në Japoni si Territoret Veriore. Japonia kritikoi vendimin e Rusisë për t’u tërhequr nga bisedimet dypalëshe të traktatit të paqes dhe për të pezulluar projektet e përbashkëta ekonomike në lidhje me ishujt e diskutueshëm.
Ndërsa kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut, njoftoi se Rusia ka goditur një spital për fëmijë në Severodonetsk, por për fat të mirë, të gjithë pacientët, nënat dhe stafi i tyre u evakuuan menjëherë.
Sipas komandës ushtarake të forcave ukrainase, trupat e Kievit kanë çliruar qytetin e Makariv, i cili ndodhet 60 kilometra në perëndim të kryeqytetit.
Kreu i Rusisë po etiketohet tashmë si “Vladolf Hitler”, pasi deportoi ukrainasit në kampet e punës në pjesë të largëta të Rusisë pa dëshirën e tyre. Këto veprime janë krahasuar me ngjarjet e tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore, kur nazistët me në krye Hitlerin, kapnin me forcë njerëzit.
E ndërsa goditjeve me armë nga rusët për të shpërndarë një tubim të protestuesve pro-ukrainas në Kherson, presidenti Zelensky i ka ironizuar duke thënë se skllevërit e dërguar nga Rusia nuk kanë parë kurrë kaq shumë njerëz të lirë.