UKRAINË– Në ditën e 14 të luftës, Rusia ka intensifikuar sulmet mbi Ukrainën, duke sulmuar ashpër qytetin e Mariupol, teksa bombarduan edhe repartin e maternitetit dhe pediatrisë të një spitali. Sipas këshillit të qytetit, shkatërrimi është kolosal, teksa theksojnë se shumë persona kanë humbur jetën dhe të paktën 17 kanë mbetur të plagosur. Mbi sulmin ka reaguar edhe ministrja e Jashtme ruse, Maria Zakharova e cila tha se kanë sulmuar pasi kishin informacione se brenda në spital ka pasur ushtarë ukraians dhe sipas tyre i kishin larguar fëmijët.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se nën rrënojat e spitalit ndodhen edhe fëmijë, duke i kërkuar botës të reagojë ndaj agresionit rus.
“Njerëz, fëmijë janë nën rrënojat. Mizori! Edhe sa kohë do të jetë bota një bashkëpunëtor që injoron terrorin?”, shkroi ai në Twitter.
Zelensky kërkoi vendosjen e zonës së ndalim fluturimit mbi Ukrainë për të ndaluar fluturimin e avionëve rusë, diçka që SHBA dhe vendet e tjera të NATO-s e kanë përjashtuar.
“Mbyllni qiellin tani! Ndaloni vrasjet! Ju keni fuqi, por duket se po e humbni njerëzimin,” kërkoi ai.
Nga bombardimi, të paktën 17 persona kanë mbetur të plagosur.