Gjatë natës reshjet në qarkun e Korçës kanë qenë të pakta, por trashësia e dëborës nga 3 ditët e fundit, në Dardhë ka shkuar në 70 cm, e ndërsa në Voskopojë 30 cm.
Si pasojë e temperaturave të ulëta në disa minus gradë janë krijuar edhe akuj në rrugë, kështu segmenti Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë-Leskovik, Pogradec-Qafë Thanë mësohet se kanë nevojë për kriposje, grupet e punës me mjetet e tyre ndodhen në terren për të bërë të mundur kriposjen e akseve të lartpërmendura në mënyrë që të krijojnë për drejtuesit e mjeteve lehtësira.
Gjatë paradites në segmentin e Dardhës mjetet e vogla duhet të jenë të pajisura me zinxhirë. Vijojnë në ditën e tretë pa energji dhjetra fshatra në Devoll, Maliq dhe Pogradec. Të izoluara fshati Lekas në Voskopojë, Panariti në Vithkuq dhe 4 fshatra në njësinë Dardhas pasi akset rurale për shkak të mungesës së infrastrukturës janë shumë të vështira për t’u pastruar.