Kryeministri Boris Johnson ka theksuar sigurinë e vaksinës Oxford-AstraZeneca, duke zbuluar se do të vaksineht ditën e sotme.
“Vaksina e Oxfordit është e sigurt dhe ajo e Pfizer është e sigurt. Gjëja që nuk është e sigurt është luftimi i Covid,” tha ai për mediat britanike.
Ai kujtoi po ashtu se të dhënat e fundit konfirmojnë një efikasitet prej 60% të një doze të vetme AstraZeneca kundër infektimit, 80% kundër shtrimit në spital dhe 85% kundër rrezikut të vdekjes.
“Njerëzit duhet të vazhdojnë marrin vaksinën sepse nuk ka asnjë rrezik,” tha ai.
Johnson shtoi se alarmet se vaksina shkaktonte mpiksje gjaku ishin të pabazuara.