Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, e ka gjetur veten në mes të një debati të nxehtë në Britani pas disa skandaleve në lidhje me menaxhimin e tij të pandemisë. Midis tyre është një akuzë që kryeministri tha se ai do të preferonte t’i shikonte “njerëzit të vdisnin” sesa të fillonte një karantinë të tretë.
Edhe Boris Johnson i quajti akuzat “mbeturina” dhe mohoi që ai kishte thënë një frazë të tillë, ai vazhdon të gjykohet dhe të shikohet me dyshim nga populli britanik. Për më tepër Boris Johnson u përball dhe me një tjetër skandal kur u zbulua që ai mund të kishte marrur para Partia Konservatore për të paguar të rinovuar shtëpinë e tij, ai tha se çdo “dhuratë ose përfitim” do të të deklarohej në regjistrat e transparencës së ministrisë.
Por shefi iregjistrave të mbretërisë nuk ka marrë akoma asnjë njoftim për borxhet apo paratë Boris Johnson ka përfituar nga Partia Konservatore duke rritur akoma më shumë dyshime rreth gjendjes së tij financiare.
Situata politike e Boris Johnson ka vazhduar të përkeqsohet pasi reformat e tij ekonomike dhe menaxhimi i tij i pandemisë së COVID-19 konsiderohen të jenë të ngadalëta dhe jo-efikase për shtetin. Kjo e ka bërë që popullariteti i tij ekonomik të bie, më shumë në krahasim me liderat e tjerë Europianë.