Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dënoi një sulm me raketa ruse këtë fundjavë që shkatërroi një terminal të madh të magazinimit të grurit në qytetin port jugor të Mykolaiv.
“Një tjetër sulm raketor rus që kontribuon në krizën globale të ushqimit. Forcat ruse kanë shkatërruar terminalin e dytë më të madh të drithërave në Ukrainë , në Mykolaiv ,” tha Borrell në një postim në Twitter të hënën.
Imazhet në mediat sociale të dielën treguan terminalin të përfshirë nga flakët. Mykolaiv është afër disa prej rajoneve më pjellore të Ukrainës që prodhojnë drithëra.
Borrell tha se sulmi ishte në kundërshtim me premtimet e fundit të presidentit rus Vladimir Putin për të ofruar kalim të sigurt përmes Detit të Zi nga portet ukrainase për transportin tregtar.
“Dezinformimi i përhapur nga Putini që hedh poshtë fajin bëhet gjithnjë e më cinik”, shkroi ai në Twitter.