Shifrat e infektimeve me Covid-19 dhe vdekjet e shkaktuara vazhdojnë të rriten, pavarësisht se të gjitha vendet janë në ’luftë’ me kohën për sigurimin e vaksinave për popullsinë e tyre.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 113 milion raste të reja, dhe gati 2.5 milion të vdekur.
Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 77,377 persona, duke e çuar numrin në total mbi 29 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 2,414 njerëz dhe numri në total ka shkuar 520,785 pacientë.
India renditet e dyta ku gjatë orëve të fundit ka shënuar mbi 16,568 persona të infektuar dhe në total ka arritur 11,063,038 njerëz, ndërkohë kanë humbur jetën mbi 119 pacientë dhe numri në total i vdekjeve është 156,861.
Për sa i përket Evropës, situata vazhdon të jetët problematike.
Franca ka shënuar një rritje të rasteve të infeksionit ku në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 25,403 njerëz të infektuar, duke e çuar numrin në total 3,686,813 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 261 njerëz dhe numri në total është 85,582.
Në Gjermani, numri i rasteve ka qenë i lartë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv 10,782 persona, duke e çuar numrin në total, 2,426,819. Ndërkohë që kanë ndërruar jetë 393 pacientë dhe numri në total është 70,003.
Italia ka regjistruar një numër të lartë infektimesh ku gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 19,886 persona të infektuar, duke e çuar numrin në total 2,868,435, ndërsa numri i vdekjeve është mbi 308, duke e çuar shifrën në total 96,974 njerëz.