Një e mbijetuar nga torturat e nazistëve gjatë Holokaustit emocionoi parlamentin gjerman me deklaratën e saj.
“Kam jetuar në Nju Jork për 75 vjet, por sërish më kujtohen kohët e tmerrshme të horrorit dhe urrejtjes. Për fat të keq, ky kancer është rizgjuar dhe urrejtja ndaj hebrenjve është bërë e zakonshme në shumë vende të botës, përfshirë Gjermaninë,” – u shpreh Inge Auerbacher.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yari Lapid ndëroi në Austri kujtimin e rreth 90 mijë njerëzve të vrarë në kampet e përqëndrimit, përfshirë gjyshin e tij.
Ai vendosi një buqetë me lule në sarkofagun e memorialit. Ndërsa në Itali, zyrtarë të qeverisë dhe anëtarë të komunitetit izraelit në Romë u mblodhën në lagjen e hebrenjve të kryeqytetit italian për të përkujtuar ditën e Holokaustit.
Ata vendosën buqeta me lule në vendin ku mbi 1 mijë persona u rrëmbyen nga nazistët dhe u dërguan në Aushvic të Polonisë.