• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Braçe për krizën energjitike: Të ndalim abuzimet e të rikthejmë konkurrencën

05/10/2021
in Politikë
0
Braçe për krizën energjitike: Të ndalim abuzimet e të rikthejmë konkurrencën

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar për deklaratën e Kryeministrit Edi Rama se do përballemi me një krizë të energjisë elektrike, e cila do të rrisë çmimet në vend.

Përmes një statusi në gjatë në “Facebook”, deputeti i PS ka kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë që sipas tij thellon pabarazinë mes të pasurve dhe të varfërve. Ishzëvendëskryeministri ka një qëndrim të ndryshëm nga ai i Kryeministrit, i cili u shpreh se rritja e çmimit të energjisë në vendin tonë do vijë si pasojë e rritjes së çmimit edhe në tregjet ndërkombëtare.

Braçe thotë se duke thënë se tregu shqiptar kontrollohet nga një numër shumë i vogël kompanish, të cilat vendosin dhe njoftojnë çmimet pa iu nënshtruar konkurrencës, pasi, siç argumenton ai, çmimet në tregun tonë as funksionojnë si në bursë dhe as përcillen siç vendos bursa.

Sipas deputetit të PS-së, ndryshe nga pandemia dhe tërmeti, kriza e çmimeve, sado e përkohshme të jetë, nuk duhet të pasurojë edhe më të pasurit, por të përballohet prej tyre. Ndonëse shprehet se çmimet do jetë e pamundur t’i ndalim, Braçe thotë se ai që duhet ta ndalim është abuzimi, ndërsa apelon që qeveria të ndërhyjë për të rikthyer konkurrencën në treg dhe të rishpërndajë fondet për familjet në vështirësi ekonomike.

POSTIMI I PLOTË:

Çmimet nuk godasin të pasurit! Çmimet copëtojnë të varfrit! Çmimet shtyjnë për poshtë, në varfëri, shtresën e mesme! Çmimet thellojnë pabarazinë, polarizojnë shoqërinë! Këtë duhet të ndalim! Çmimet do jetë e pamundur t’i ndalim. Por ai që duhet ta ndalim është abuzimi! Tregjet tona janë të përqendruara, të kontrolluara nga vetëm 4- 5 kompani, thuajse me konkurrencë formale; Çmimet në to as funksionojnë si në bursë dhe as përcillen siç bursa vendos;

Çmimet këtu nuk i nënshtrohen konkurrencës; çmimet këtu caktohen, njoftohen. Nëse duam të ndalojmë thellimin e pabarazisë, duhet të rikthejmë konkurrencën në tregjet kyç. E dyta duhet të rishpërndajmë; Rritja e çmimeve pa ndryshuar tatimet e taksat, po sjell të ardhura shtesë në arkën e shtetit, shumica paguar nga qytetarët për shkak të TVSH, akcizës, tatime e taksa konsumi; Dua ta sqaroj njëherë e mirë, i paguajnë qytetarët, biznesi i madh bën thjesht agjentin e qeverisë. Ndaj duhet të rishpërndajmë. Dy rrugë ka: përmes tatimeve e taksave, veçanërisht atyre që mbitatojnë konsumin, të ardhurat nga puna, uljes së tyre; përmes pagesave të drejtpërdrejta, mbrojtëse e rimbursuese për të varfrit dhe shtresën e mesme.

Të paktën, këtë herë barra e krizës nuk mund të përballohet nga të varfrit e të mesmit; tërmetin e pandeminë e paguan plotësisht ata; kriza e çmimeve, sado e përkohshme të jetë, nuk duhet të pasurojë edhe më të pasurit, por të përballohet prej tyre. Pa shtuar asnjë tatim për ta, por duke i bërë të paguajnë ndershmërisht atë që u takon, atë që e fshehin dhe që i ka mbipasuruar! Janë 100 vip-at tanë! Në Kuvend ,javën e dytë të shtatorit ua thashë me emra e mbiemra, xhiro, fitim qesharak dhe tatim akoma dhe më qesharak të paguar.

VOA: Dje Presidenti i SHBA, BIDEN, postoi videon; javën që shkoi Shtëpia e Bardhë publikoi një raport për nivelin e tatimeve të paguara nga 400 familjet më të pasura të Amerikës, jashtëzakonisht i ulët krahasuar me nivelin e tatimeve të punëtorëve. E di, edhe unë ashtu e mendoj, njësoj kudo. Por ka një dallim. Në SHBA për pabarazinë, padrejtësinë në pagesën e tatimeve, heton, analizon, gjykon, bën transparencë qeveria, flet ai që e drejton, Presidenti Biden.

Tags: erion braceish-zevendeskryeministrikriza energjitike
Previous Post

Nesër mbahet Samiti në Slloveni, udhëheqësit e BE diskutojnë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

Next Post

Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu

Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Imanuel Caushi, kandidati për kreun e FRPD

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çdo ditë në Big Market, në marketin e familjes suaj!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.