TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, njëkohësisht edhe pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve është shprehur se tre ditët e fundit kanë sjellë rritje të thirrjeve nga ana e qytetarëve drejtuar 127-s.
Në një prononcim për TVKlan, një ditë pasi Ministria e Shëndetësisë ‘harroi’ të publikonte bilancin e Covid-19 për 24 orët e shkuara në Shqipëri, Brataj tregon se situata është stabilizuar, por ditët e fundit, numri i thirrjeve telefonike tregon se shqetësimi i qytetarëve për Covid-19 ka ardhur në rritje.
“Me të dhënat e para deri tani nga data 1 Janar janë 2356 thirrje drejt 127. 489 thirrje vetëm për Covid. Për sa i përket misioneve Covid, 117 të kryera në këto dy ditët e para, nga të cilat 54 janë dërguar në spitalet Covid dhe 63 janë trajtuar në banesë,”- tregon Brataj.ç