• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

BRITANIA DO TË INFEKTOJË VULLNETARË ME KORONAVIRUS, NË NJË PROVË PËR VAKSINË

26/10/2020
in Botë
0
Vaksina Covid-19

Vaksina Covid-19

Vullnetarë të shëndetshëm do të infektohen qëllimisht me koronavirus për të përshpejtuar zhvillimin e një vaksine, sipas planeve të shpallura nga qeveria britanike këtë javë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell njofton nga Londra.

Në të gjitha provat aktuale të vaksinave të koronavirusit, vullnetarëve u jepet vaksina e mundshme – ose një placebo – dhe pastaj pritet derisa një numër i konsiderueshëm i tyre ekspozohet ndaj virusit gjatë jetës së tyre të përditshme. Kjo mund të zgjasë me muaj ose vite.

Qeveria Britanike njoftoi këtë javë se planifikon të fillojë provat e ashtuquajtura ‘sfidë njerëzore’ – duke infektuar qëllimisht vullnetarë të rinj dhe të shëndetshëm me virusin për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave. Disa njerëz kanë dalë deri tani vullnetarë.

“Shumë njerëz (po) po vuajnë. Dua që kjo pandemi të marrë fund. Çdo ditë që kalon, rastet shtohen, më shumë njerëz po vdesin. Dhe nëse kjo provë e vaksinës mund të nënkuptojë se kjo periudhë traume për gjithë botën do të mbarojë më shpejt, unë dua të ndihmoj. Dua të jem pjesë e kësaj përpjekjeje“, thotë vullnetarja Danica Marcus.

“Personalisht, nuk mund ta lejoj këtë mundësi për të bërë diçka, të më kalojë kur jam shumë më pak i rrezikuar se njerëzit e tjerë“, thotë vullnetarja Alastair Fraser-Urqhart.

Qeveria ka në plan të investojë më shumë se 43.4 milionë dollarë për këtë provë. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mund të jetë domethënëse.

“Ka një histori shumë të gjatë të përdorimit të kësaj metode për zhvillimin e një numri vaksinash, si për shembull vaksinat e kolerës dhe tifos“, thotë zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris.

Megjithatë, OBSH-ja ka shprehur disa shqetësime.

“Vullnetarët duhet të japin pëlqimin e plotë dhe duhet të zgjidhen në një mënyrë që minimizon rrezikun ndaj tyre. Sepse po i ekspozon njerëzit ndaj një virusi për të cilin nuk kemi mjekim“, thotë zonja Harris.

Infeksionet, shtrimet në spital dhe vdekjet nga koronavirusi po rriten ndjeshëm në shumë vende të botës. Një vaksinë mbetet shpresa më e mirë për çdo kthim në normalitet.

“Aktualisht nuk kemi një mënyrë për të ndalur transmetimin. Dhe nuk kemi as kapacitetin financiar për të dhënë për të gjithë popullatën që ka nevojë për mjekim trajtime të shumëfishta me antitrupa, steroide etj, si ato që mori Donald Trump. Kostoja është mjaft e lartë për këto lloj trajtimesh. Nuk kemi vaksinë. Dhe për këtë arsye, duhet të kontrollojmë përhapjen e këtij virusi – jo vetëm ta menaxhojmë, por edhe ta përmbajmë atë“, thotë Doktor Sterghios Moschos, i Universitetit Northumbria.

Presidenti Trump kohët e fundit u shtrua në spital dhe mori trajtim pasi doli pozitiv për virusin që shkakton sëmundjen COVID-19.

Synimi fillestar i ekipit britanik të kërkimit do të jetë të zbulojë sa është sasia më e vogël e virusit që mund të shkaktojë infektimin me COVID-19, duke përdorur doza të kontrolluara të virusit. Nëse miratohet nga rregullatorët dhe një komision etike, shpresohet që prova e plotë të fillojë në maj 2021 – akoma shumë muaj larg.

Tags: Britani e Madhevaksina covid19vullnetare
Previous Post

PUNIMET TEK SHESHI “SHQIPONJA”/ RAMA IRONIZON OPOZITEN: 3 VITE E BLLOKUAN DHE I LANË RRUGËT RRUGËVE

Next Post

KAOS NGA TRAFIKU PAS MBYLLES SË ‘SHQIPONJËS’, QYTETARËT TË DËSHPËRUAR: KEMI BËRË 500 M PËR 1 ORË…

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
KAOS NGA TRAFIKU PAS MBYLLES SË ‘SHQIPONJËS’, QYTETARËT TË DËSHPËRUAR: KEMI BËRË 500 M PËR 1 ORË…

KAOS NGA TRAFIKU PAS MBYLLES SË ‘SHQIPONJËS’, QYTETARËT TË DËSHPËRUAR: KEMI BËRË 500 M PËR 1 ORË…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Covid-19 në vend/ 8 viktima dhe 344 të infektuar brenda 24 orëve, 399 pacientë janë të shtruar në spitale

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U fut mes flakëve të shpëtonte punëtorët, roja dyshohet se humbi jetën brenda magazinës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.