Britani e Madhe- Ditën e sotme pritet që kryeministri britanik, Boris Johnson të tregojë skenarin që do të ndiqet në vend për të lehtësuar masat kufizuese anti-covid dhe për t’ju kthyer realiteti, raporton Downing Street.
Hapi i pari i këtij plani do të nisë më 8 mars, kur grupet e listuara si prioritare nga qeveria do të kenë marrë një “sasi imuniteti, tre javë pasi e kanë marrë dozën e tyre të parë.” Deri më tani në Britaninë e Madhe janë vaksinuar 17 milionë njerëz dhe kanë marrë dozën e parë të vaksinës.
Ky plan i lehtësimit të masave anti-COVID do të varet nga: vazhdimi në mënyrë të suksesshme të programit të vaksinimit, të ketë prova që vaksina është efektive në uljen e shtrimeve në spital dhe uljen e vdekjes tek ata që i kanë marrë dozat e para të vaksinës.