Britania ka kthyer 26 shqiptarë në Shqipëri, të cilët ishin pa të drejtë qëndrimi në vend.
Sipas Home Office, një pjesë e shqiptarëve kishin mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka. Ndërsa një pjesë tjetër ishin të dënuar për krime, duke përfshirë posedimin e armëve dhe furnizimin me drogë së klasit A.Kujtojmë se janë mbi 13,000 shqiptarë që kanë mbërritur në Britani me varka të vogla që nga fillimi i vitit. Kthimi i shqiptarëve do të bëhet më i lehtë pasi Tirana i dha Britanisë së Madhe ‘garanci formale’ se do të merrnin masa ndaj personave me precedentë kriminalë.
Zyrtarët presin që shifrate këtyre largimeve të rriten sërish në pranverë.