Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë njofton se të gjithë qytetarët që do të udhëtojnë drejt këtij shteti, nga java e ardhshme duhet të kenë një test negativ të Covid.
Pavarësisht rezultatit të testimit të gjithë qytetarët do të duhet që të qëndrojnë për një periudhë 10 ditore në karantinë.
Njoftimi i ambasadës britanike:
Testimi i detyrueshëm për COVID-19 për udhëtimet në Britani! Nga java e ardhshme, të gjithë qytetarët që udhëtojnë për në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë shtetasit britanikë, duhet të paraqesin një test negativ për COVID19 të kryer deri në 72 orë përpara nisjes.
Qytetarët që nuk zbatojnë rregullat e reja do të ndëshkohen me një gjobe të menjëhershme me vlerë 500 £.
Të gjithë udhëtarët që mbërrijnë nga vendet që nuk janë në listën e korridorit të udhëtimeve të Qeverisë Britanike, përfshirë këtu Shqipërinë, duhet të vetë-izolohen për 10 ditë, pavarësisht rezultatit të testit.