Turistët nga Britania e Madhe do të jenë në gjendje të fluturojnë në Malta dhe Gjibraltar por jo në Spanjë dhe në Greqi pasi dy shtetet nuk do të jenë pjesë e skemës së gjelbër, të pranueshme të lëshuar nga kryeministri Boris Johnson.
Statusi i gjelbër që do t’i jepet Maltës dhe Gjibraltës do të thotë që britanikët do të jenë të lejuar të udhëtojnë në këto vende vetëm me një test negativ anti-COVID dhe pa karantinë. Ndërsa Spanja dhe Greqia janë në listën e “qelibarit” që do të thotë që turistët britanikë mund të udhëtojnë atje por do të jenë të detyruar të bëjnë 10 ditë karantinë kur të kthehen.
Për momentin Greqia dhe Spanja të cilat kishin planifikuar të mirëprisin mijëra turistë britanikë do të jenë të detyruar të presin deri në qershor de të shpresojnë që parlamenti anglez të aprovojë udhëtimet nëpër hotelet e tyre turistike.