Një sherr për shezlongët mes dy pronarëve të dy bizneseve u mori jetën katër personave sonte në Velipojë.
Nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes mësohet se njëri nga viktimat është Kujtim Ferracaku, babai i Arjan Ferracakut i vrarë në Shkodër pak vite më parë. Ferracaku mësohet se pasditen e sotme ishte konfliktuar fillimisht fizikishtme anëtarë të familjes Gocaj më pas situata ka agravuar në përdorimin e armëve.
Menjëherë pasi kanë mësuar lajmin të parët që kanë shkuar në vendin e ngjarjes në një rrugicë mes dy bizneseve të palëve të përfshira ishin familjarët në britma dhe lot.
Por si ndodhi?
Paraprakisht mësohet se Kujtim Ferracaku, pronar i restorant “Fantazia” është konfliktuar me pronarët e hotel “Gocaj” për shezlonët në plazhin e Velipojës.
Si pasojë ka mbetur i vrarë Kujtim Ferracaku, punonjësi i shezlongeve dhe dy viktimat e tjera janë nga familja Gocaj.
Nga plumbat ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës, Kujtim Frracakut bashkë me një tjetër person. Policia e ndihmuar nga FNSH kanë rrethuar zonën.