Këngëtarja Britney Spears është akuzuar së fundmi se ka goditur punonjësen e saj.
Zëdhënësi i Zyrës së Policisë të Qarkut Ventura ka treguar për E! News se ngjarja ndodhi në shtëpinë e këngëtares ditën e hënë, rreth orës 10 të mëngjesit. Punonjësja pretendon se Spears e goditi me një telefon tek duart pasi u kthye nga një vizitë te veterineri. Autoritetet u thirrën në vendngjarje, por sapo mbërritën oficerët, ata mësuan se punonjësja ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar në stacionin lokal në Thousand Oaks, Kaliforni, për të raportuar incidentin e pretenduar. Gjithashtu,policia u përpoq që të kontaktonte me Britney , por ajo nuk ka pranuar të flasë me ta. Mirëpo, avokati i Spears, Mathew Rosengart ka hedhur poshtë akuzat duke deklaruar se asgjë nuk është e vërtetë dhe nuk duhet të ishte marrë për bazë dëshmia e punonjëses duke mos patur prova.