Real Madrid ka përjetuar përsëri një natë magjike ne Ligën e Kampioneve, teksa eliminoi PSG nga turneu dhe vijoi rrugën në çerekfinale. Një natë e veçantë që ndoshta nuk krahasohet me finalet e fituara në vitet e kaluara, por që u përjetua si e tillë nga vetë protagonistët e sfidës.
Klubi spanjoll ka publikuar momentet pasi lojtarët kanë hyrë në dhomat e zhveshjeve në fund të sfidës, me Luka Modriç i cili ishte protagonisti kryesor duke takuar me radhë e përshëndetur shokët e skuadrës. Brohoritje, falënderime, festë, përqafime, por edhe momente mosbesimi.
Vetë Modriç në fund ulet në vendin e tij për t’u qetësuar pas adrenalinës së një ndeshje të jashtëzakonshme, duke mos e besuar as ai atë që kishte bërë skuadra në 30 minutat e fundit ku siguroi një kualifikim që dukej se i kishte ikur nga duart.