Tiranë- Mbrëmjen e djeshme është ekstraduar drejt Italisë Bujar Sejdinaj, i njohur me nofkën “xhaxhai” i Ndragehta-s.
Pak javë më parë Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj firmosi urdhërin, për të lejuar ekstradimin e Sejdinajt në Itali.
Sejdinaj akuzohet se është përfaqësues i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit. Në Itali ai do të japë llogari, për akuzat se bashkë me një person, të identifikuar si Adrian Cekini, kanë marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë, për llogari të një klani mafioz.