Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka njoftuar se do të dëbojë dy diplomatë rusë të dyshuar për spiunazh. Atyre u ka dhënë kohë 48 orë për t’u larguar nga vendi.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Mitko Dimitrov u tha gazetarëve se prokurorët kishin gjetur prova të “aktiviteteve të paautorizuara të spiunazhit të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik”. Ministria tha se një nga diplomatët ishte një këshilltar në ambasadën e Moskës në Sofje. Ai nuk dha asnjë detaj për diplomatin e dytë të dëbuar. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS citoi ambasadën ruse në Sofje të thoshte se Moska do t’i përgjigjet njësoj dëbimeve.