Elton Debreshit, ish-kandidatit të pavarur për deputet në Dibër në zgjedhjet e 25 prillit, i është vendosur eksploziv në makinë. Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 01.00 të mëngjesit të sotëm në Bulqizë, ndërsa nga shpërthimi, fatmirësisht u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohen se mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Dibër po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, dhe kapjen e autorëve.