KAVAJË– Një biznesmene me shtetësi italiane dhe pronarë e një restoranti është plagosur me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Kavajës.
Paraprakisht dyshohet se autori është bashkëshorti i biznesmenes. Dyshja kishin konflikte mes tyre dhe partneri i italianes ndodhej në masën ‘arrest shtëpie’. Madje, ky i fundit, ka dyshuar se partnerja e tij i kishte dërguar njerëz që ta rrihnin.
Për këtë arsye, dyshja janë përleshur e më pas burri ka marrë thikën dhe ka plagosur të shoqen. E plagosura është dërguar në spital, ndërsa autori është vënë në pranga.
Personi që plagosi gruan e tij me shtetësi italiane mëngjesin e sotëm ka rrëfyer para efektivëve se e shoqja i kishte dërguar njerëz që ta rrihnin në shtëpi. Pasi është vënë në pranga burri në Kavajë, ka shprehur motivet që e bënë të qëllonte me thikë gruan e tij. “Më dërgoi njerëz të më rrihnin në shtëpi. Isha në arrest shtëpie. Më ka dërguar njerëz,”– mësohet të ketë thënë ai.