Tiranë- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka po mban një seancë dëgjimore në Komisionin e Mbrojtjes për buxhetin e mbrojtjes për vitin 2021. Sipas Xhaçkës busxheti ka pasur një rritje në vlerë nominale si edhe në përqindje këtë vit.
‘Buxheti vijon rritjen si në vlerë nominale edhe si përqindje e PBB. Për vitin 2021, buxheti për mbrojtjen 1.5% e PBB. Buxheti në përputhje me angazhimet në Samitin e Uellsit, 1.75% e PBB në 2022 dhe 1.85% e PBB në 2023. Pavarësisht goditjes së ekonomisë nga pandemia po i përmbahemi angazhimit. Buxheti mbështet shpenzimet për personelin; arsimimin; modernizimin; operacionet brenda e jashtë vendit etj.Rikthyem kompensimin e ushqimit për 4 mijë efektivë të FA, u hoq nga qeveria Berisha në 2013, pak ditë para dorëzimit të pushtetit. Modernizim i njësive luftuese si Forcat Speciale, Batalioni Komando, batalioni i dytë i këmbësorisë etj. Mbështesim stërvitjet e përbashkëta. Në 2021, Defender – 2021, stërvitja dypalëshe me SHBA, më e madhja e zhvilluar në Shqipëri.’- shprehet ministrja