Për shkak të rrëshqitjes së tokës në fshatin Sukaxhi është çarë në dysh.
Burime bëjnë me dije se është çarë banesa e Pjetër Ndue Fizit, dhe ai së bashku me me familjarët e kanë braktisur duke kërkuar strehim tek të afërmit.
Për shkak të motit të keq në Lezhë ka pasur edhe rrëshqitje në fshatrat përreth, ku si pasojë shumë banorë janë shpërngulur duke qenë se nuk ndihen të sigurtë.
Banorët thonë se nga ana e organeve ende nuk ka asnjë ndihmë nga shteti.