Deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Vullnet Sinaj, ka zhvilluar takimet e përjavshme me qytetarët, për të evidentuar problematikat të cilat ata shfaqin.
Në një postim në rrjetet social deputeti Sinaj ka postuar disa foto ku ai së bashku me stafin e tij të juristëve janë duke zhvilluar takimet me banorët. Sinaj shprehet se çdo hall i zgjidhur i tyre nuk është thjesht një detyrim ndaj njerëzve që përfaqëson dhe i kanë dhënë besimin nëpërmjet votës së tyre, por mbi të gjitha, janë një kënaqësi e veçantë për të.
Postimi i plotë:
“Takimet e përjavshme me qytetarët në zyrën tonë në Vlorë, nuk janë thjesht detyrim ndaj njerëzve që përfaqësoj në Kuvend dhe synoj t’i përfaqësoj edhe 4 vite të tjera. Në rradhë të parë, bisedat me njerëzit dhe çdo hall i zgjidhur i tyre, janë për mua kënaqësi e veçantë personale dhe profesionale. #S‘kaKohePerPushim”