ÇEKI-Çekia ka shtuar masat e izolimit kundër Covid-19. Sipas TheGuardian, masat e reja përfshinë kufizimin e njerëzve nëpër rajone, përveç udhëtimeve për punë.
Rreth 26,000 oficerë policie dhe 3,800 ushtarë janë vendosur në gatishmëri për të siguruar zbatimin e masave që do të zgjasin tre javë. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Andrej Babis, i cili ndër të tjera tha se spitalet ishin të mbingarkuar me pacientë dhe gjendja sa vjen e bëhet me keq.
“Njerëzit nuk dëshironin të respektonin rregullat dhe kjo është arsyeja pse Covid-19 është këtu. Ndoshta kjo do të ndihmojë,”-ka thënë ai.
Vendi me 10.7 milion banorë ka shënuar nivelin më të lartë të infeksionit për banorë në botë gjatë javës së fundit, 11 herë më e lartë se Gjermania. Variantet e reja të virusit, si ai britanik, i janë shtuar valës së fundit.
Që prej fillimit të pandemisë në Çeki janë shënuar 1,240,051 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 20,469 pacientë.