Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e së dielës pamje nga çelja e aerodromit të Gjirokastrës. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se kjo është një hapësirë më shumë për turizmin e zonës.
Nga pamjet e publikuara duket se të shumtë kanë qenë vizitorët e pranishëm për ta provuar ndjesinë e fluturimit nga afër.
POSTIMI
“MIRËMËNGJES dhe me eksperiencën e çeljes së aerodromit të Gjirokastrës, një hapësirë më shumë për turizmin e zonës, ju uroj një të dielë të mbarë.”