Të gjithë shqiptarët pjesë e kategorisë së parë që do të kenë mundësi të vaksinohen kundër Covid 19 të (Pfizer dhe BioNTech) duhet të kenë lexuar më parë këtë material informues pranë stadiumit “Air Albania”, i cili sqaron moshën se kur fillohet, se kush përjashtohen dhe çfarë simptomash kanë ata që e marrin.
Pacientët informohen se mosha kur mund të bëhet vaksina është 16 vjeç, se duhen marrë patjetër të dyja dozat që të bëjë efekt me një kohëzgjatje prej 21 ditësh.
Po ashtu përjashtohen gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë foshnjat me gji. Thuhet se mbrojtja ndaj Covid mund të krijohet në trupin e atij që e merr vaksinën pas 7 ditësh, raporton Balkanweb.
Pacientët njoftohen se vaksina mund të shfaqë edhe reaksione anësore, si dhimbje, skuqje, lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskulare, të dridhura dhe temperaturë. Në raste shumë të rralla ka edhe puçrra që kruhen, apo ënjtje në fytyrë.