Në një letër drejtuar Komisionit Europian në 12 janar të këtij viti, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis sugjeroi krijimin e një certifikate të përbashkët europiane për njerëzit e vaksinuar për COVID-19. “Vaksinimi nuk do të ishte i detyrueshëm ose parakusht për udhëtime, por njerëzit që janë vaksinuar duhet të jenë të lirë të udhëtojnë, shkroi Mitsotakis.”
Më 15 janar të po këtij viti, Komiteti i Emergjencave i OBSH-së rekomandoi që shtetet të mos kërkonin certifikata vaksinimi nga udhëtarët, deri në të pasurit e evidencave më të sakta mbi vaksinat.
Që një certifikatë vaksinimi COVID-19 të bëhet e detyrueshme për udhëtime në të gjithë botën, do të duhet të jetë pjesë e IHR-së dhe ky proces do të zgjasë shumë, tha Mariano. Por ka rrugë të tjera.
Një nismë e tillë është CommonPass, një sistem dixhital për verifikimin e testeve COVID-19 dhe certifikatave të vaksinimit. Disa kompani ajrore tashmë kanë shpërndarë aplikacionin tek udhëtarët. Një sërë organizatash iu drejtuan OBSH-së me zgjidhjet e tyre individuale dhe roli i OBSH-së është të vendosë standardin për certifikatat, tha Mariano për DW.