Agjencitë e lajmeve më të mëdha ndërkombëtare, përfshirë The Guardian, Financial Times, Independent, New York Times, CNN, Bloomberg News kanë rënë.
Gjithashtu edhe faqja e qeverisë britanike MB-gov.uk nuk është në funksion. Edhe faqja e shitjeve online Amazon.com ka shfaqur probleme.
Uebfaqet e prekura shfaqën mesazhin: “Shërbimi nuk disponohet”.
Fastly mbështet faqet dhe aplikacionet e lajmeve si CNN, Guardian, New York Times dhe shumë të tjerë. Ai gjithashtu siguron shpërndarjen e përmbajtjes për Twitch, Pinterest, HBO Max, Hulu, Reddit, Spotify dhe shërbime të tjera.
Platforma dhe faqe të tjera të mëdha në internet duke përfshirë Amazon, Target dhe faqen e internetit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, nuk po funksiononin gjithashtu.