• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Çfarë ka ndodhur me gjysmën e Koloseut që mungon?

18/06/2022
in Kuriozitete
0
Çfarë ka ndodhur me gjysmën e Koloseut që mungon?

Kjo mund të jetë një nga ato pyetje për Romën e lashtë që kishit frikë ta bënit në shkollë, thotë Dr. Garret Ryan. Ose ndoshta, pasi keni parë strukturën e dhëmbëzuar të këtyre rrënojave masive antike gjatë gjithë jetës suaj, të promovuar kudo, nga kutitë e picave italiane e deri te bluzat, mund të mos keni menduar kurrë për formën e Koloseut.

Ju mund të shpenzoni qindra dollarë për të shkuar në Romë për të vizituar Koloseun, ose mund të kaloni me makinë përpara tij çdo ditë dhe kurrë të mos mendoni shumë për të.

Pavarësisht se, aktualisht, Koloseu pret më shumë vizitorë në vit sesa shatërvani Trevi dhe Kapela Sistine të marra së bashku, ky monument i Romës perandorake ka vuajtur nga një neglizhencë e rëndë për 1,500 vite, që pasi u përdor si një arenë gladiatorësh.

“Rreth 1,500 vite plot me neglizhencë dhe me projekte të rastësishme ndërtimi”, shkruan Tom Mueller në Smithsonian, “erdhën njëri pas tjetrit”. I përdorur si një gurore pas shekullit XVI, për pjesën më të madhe të jetës së tij të gjatë, amfiteatri dhe “Hipogeumi” i tij (sistemi i ndërlikuar i tuneleve dhe punimeve tokësore që ndodhen poshtë Koloseut) u rrënuan plotësisht.

Në pjesën më të madhe të historisë së tij, njerëzit përgjithësisht e kanë injoruar Koloseun. Por, kurioziteti për historinë e tij ia vlen:

Gjatë shekujve, njerëzit e mbushën Hipogeumin me papastërti dhe rrënoja, mbollën perime, ruanin sanë dhe hidhnin jashtëqitjet e kafshëve. Në pjesën e sipërme, ku ndodhet amfiteatri, korridoret e mëdha të harkuara strehonin këpucarë, kovaçë, priftërinj dhe këmbyes të monedhave, për të mos përmendur një kështjellë të Frangipane, kryekomandantëve të luftës së shekullit XII.

Në atë kohë, legjendat lokale dhe pelegrinët e përshkruanin unazën e shkatërruar të mureve të amfiteatrit si një tempull të dikurshëm të diellit. Nekromancerët shkonin atje gjatë natës për të thirrur demonët.

Në fund të shekullit XVI – përpara se papët të parakalonin nëpër arenë për të nderuar të krishterët që u përdorën si ushqim për kafshët e egra – “Papa Sixtus V, ndërtuesi i Romës së Rilindjes, u përpoq ta shndërronte Koloseun në një fabrikë për përpunimin e leshit”.

Kjo sipërmarrje dështoi dhe, shumë shpejt, larmia e madhe e jetës së bimëve të egra filloi të tërheqë botanistët, të cilët arritën të dallonin rreth 337 lloje të ndryshme bimësh. Hipogeumi, mekanizmi arkitekturor falë të cilit zhvilloheshin spektaklet në pjesën e sipërme të skenës, u pastrua vetëm në vitet 1930 nga Benito Mussolini, si pjesë e përpjekjeve për të rikthyer lavdinë e Romës klasike.

Restaurimi i Koloseut filloi vetëm në vitet 1990 dhe vizitorët janë lejuar të shohin punimet e brendshme të rrënojave vetëm pas vitit 2011, pothuajse 2000 vjet që kur ai u ndërtua për herë të parë, midis viteve 72 dhe 80 pas Krishtit. I quajtur fillimisht si Amfiteatri Flavian, emri i ndërtesës u ndryshua për të treguar afërsinë e saj me Kolosin e Neronit, një monument i arrogancës perandorake, i cili është zhdukur prej kohësh.

Pra, po për sa i përket gjysmës që mungon? “Përgjigjja e shkurtër,” shkruan Dr. Ryan, “është: tërmetet dhe papët, në këtë renditje.”

Përgjigjja më e gjatë, siç mund ta imagjinoni, është shumë më e përgjakshme, pasi përfshin ngjarje të tilla si festimi 123-ditor i fitores së Perandorit Trajan në Dacia, “gjatë së cilës luftuan 5,000 ?ifte gladiatorësh dhe u vranë 11,000 kafshë.”

Pas rreth 500 vitesh të këtij lloji sporti të përgjakshëm dhe rreth 1,500 vitesh të tjera amortizimi, mund të thuhet se Koloseu ka qëndruar jashtëzakonisht mirë, një vlerësim ky për inxhinierinë arkitekturore romake, e vetmja gjë që Perandoria Romake dukej se e donte më shumë sesa vdekjen e dhunshme.

/Open Culture/Monitor/

Tags: historiitalikoloseuRome
Previous Post

Bill Gates flet për kriptomonedhat dhe NFT: Janë mashtrim

Next Post

Squid Game frymëzon një reality show, fituesi merr 4,56 milionë dollarë

Related Posts

11 qytete futuristike që po ndërtohen në mbarë botën nga Japonia në Maldive

11 qytete futuristike që po ndërtohen në mbarë botën nga Japonia në Maldive

08/10/2022
8 fjalë të reja shtohen në fjalorin e Oksfordit. Si t’i përdorni ato

8 fjalë të reja shtohen në fjalorin e Oksfordit. Si t’i përdorni ato

17/09/2022
Çfarë ishte normale në 2002, që tani pas 20 vitesh nuk është më?

Çfarë ishte normale në 2002, që tani pas 20 vitesh nuk është më?

10/09/2022
10 gjëra që i ndodhin trupit tuaj pas moshës 30 vjeç

10 gjëra që i ndodhin trupit tuaj pas moshës 30 vjeç

21/08/2022
Lista e qyteteve më të mira për të jetuar në vitin 2022

Lista e qyteteve më të mira për të jetuar në vitin 2022

13/08/2022
Cila është pasaporta më e fuqishme në botë dhe në ç’vend renditet Shqipëria?

Cila është pasaporta më e fuqishme në botë dhe në ç’vend renditet Shqipëria?

23/07/2022
Next Post
Squid Game frymëzon një reality show, fituesi merr 4,56 milionë dollarë

Squid Game frymëzon një reality show, fituesi merr 4,56 milionë dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.