Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi pak ditë më parë masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19 që do të futen në fuqi duke filluar nga dita e sotme, 1 qershor.
Pavarësisht se prej disa javësh është neglizhuar nga sot hiqet zyrtarisht detyrimi për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme, por është e detyrueshme brenda dhe në transportin publik. Ora policore shtyhet në 23:00 deri në 06:00.
Klubet e natës dhe diskot do të vijojnë të mbeten të mbyllura, ndërsa muzika do lejohet deri në orën 22:00. Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 6 raste të reja dhe 1 humbje jete nga COVID-19.
Masat e reja që futen në fuqi sot
Hiqet detyrimi per mbajtjen e barrieres mbrojtese në ambientet e jashtme. Do vijoje te mbetet detyrimi i mbajtjes se maskes ne ambjentet e mbyllura si dhe ne mjetet e transportit publik.
Rekomandohet mbajtja e maskes kudo ku nuk mund te ruhet distancimi social si edhe per ata qe ende nuk kane bere dy dozat e vaksines qe konsiderohen persona ne risk.
Ora policore shtyhet ne oren 23:00 -06:00.
Klubet e nates, diskot, vijojne te mbeten te mbyllura. Muzika do lejohet deri ne oren 22:00.
Nga 15 Qershor:
Grumbullimet ne ambientet e jashtme nga 10 persona behen 50 persona, duke respektuar rregullat e distances sociale ne zbatim te protokolleve te IShP.
Nga 1 Korriku:
Ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00.
Orari per muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
Lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.
Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP.