• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Çfarë ndodh nëse ndërpriten furnizimet me gazin rus në Gjermani?

12/07/2022
in Botë
0
Çfarë ndodh nëse ndërpriten furnizimet me gazin rus në Gjermani?

Gjermania, ekonomia e katërt më e madhe në botë, po përgatitet për të gjithë skenarët, përfshirë edhe ndërprerjen e plotë të furnizimeve me gaz natyror rus pasi të përfundojë periudha e rregullt 10-ditore e mirëmbajtjes në tubacionin Rrjedha Veriore 1.

Punimet në mirëmbajtjen e gazsjellësit, që sjellë gaz rus direkt në Gjermani, nisën më 11 korrik, por Berlini po shqyrton nëse gazi po përdoret nga Kremlini për të ushtruar presion politik ndaj Perëndimit, gjë që mohohet nga Moska. Më poshtë mund të mësoni disa nga rreziqet nëse periudha e ndërprerjes së gazit zgjat më shumë ose nëse gazsjellësi rihapet me furnizime të reduktuara:

Pse është kaq e rëndësishme Rrjedha Veriore 1?

Ky gazsjellës përbën rrugën më të madhe për gazin rus për në Gjermani, duke sjellë 55 miliardë metër kub gaz në vit. Gjermania ka konsumuar 100 miliardë metër kub gaz vitin e kaluar. Dërgesat me gazin rus që vinin përmes Polonisë janë ndërprerë këtë vit dhe ato që transportohen përmes Ukrainës janë kufizuar nga lufta.

Gjysma e familjeve gjermane varen nga gazi për ngrohje, veçmas nga muaji tetor e deri në mars dhe një dështim për të rihapur gazsjellësin Rrjedha Veriore 1 do të prishte planet për të rimbushur depotë nëntokësore të gazit, për t’u përgatitur për sezonin e dimrit.

Depotë nëntokësore, në teori, do të mund të përmbushnin kërkesën për 2 muaj e gjysmë, por ato janë të mbushura vetëm 64.6 për qind të kapacitetit, krahasuar me synimin që deri në tetor këto depo të jenë të mbushura deri në 80 për qind të kapacitetit të tyre. Ndërkaq, në mbarë botën ka një treg të ngushtë për alternativë të gazit dhe çmimet janë rritur që nga viti i kaluar pas rritjes së kërkesës.

Si dhe kur do të kufizonte Gjermania gazin për konsumatorët e saj?

Nëse Gjermania do të vendoste të aktivizojë fazën tre të planit emergjent, rregullatori i rrjetit, Bundesnetzagentur, do të mandatohej që të sigurohej që shpërndarja e gazit do të bëhej në mënyrë të drejtë. Kjo fazë do të shkaktohej nëse do të kishte rritje të jashtëzakonshme të kërkesës për gaz apo ndërprerje të mëdha në furnizim, si për shembull nëse Rrjedha Veriore 1 do të vazhdonte të ishte e mbyllur.

Gjermania është në fazën dy të këtij plani emergjent që prej 23 qershorit, pasi furnizimet me gaz përmes Rrjedhës Veriore 1 ranë në 40 për qind të kapacitetit.

Cilët sektorë janë më të rrezikuar?

Prodhuesit e produkteve kimike, të çelikut, qelqit dhe letrës janë konsumatorët kryesorë industrialë të gazit në Gjermani, por nëse ndërpriten furnizimet me gazin rus, efektet do të rriteshin dhe do të prekeshin edhe industritë e prodhimit të porcelanit dhe ushqimit.

Industria e aluminit, me shitje prej 22 miliardë eurosh dhe 60,000 punëtorë, po ashtu varet nga gazi për të shkrirë aluminin dhe për riciklim. Në industrinë e letrës, që ka një qarkullim prej 15.5 miliardë eurosh dhe punëson 40,000 veta, operatorët thonë se letra dhe kartoni janë jetike për produktet ushqimore, ilaçet dhe produktet e higjienës.

Çfarë po bëjnë kompanitë?

Importuesi më i madh i gazit në Gjermani, Uniper, ka kërkuar një pako shpëtimi nga Qeveria, që sipas një burimi të Reuters është në vlerë prej 9 miliardë dollarësh. Por, ka edhe ndërmarrje të tjera që mund të përballen me probleme të ngjashme.

Prodhuesi kryesor i çelikut, Thyssenkrupp, ka nisur të përpilojë plane në rast të ndërprerjes së furnizimeve me gaz, tha një zëdhënës i kompanisë, pasi që përdorimi i naftës apo qymyrit në vend të gazit nuk është i mundur të bëhet nga kjo kompani. Nëse situata përkeqësohet, atëherë uzinat e Thyssenkrupp do të detyrohen të mbyllen dhe mund të ketë edhe probleme teknike të agregatëve.

Ndërprerja e furnizimeve me gaz për uzinat e aluminit vetëm për 30 për qind, do të nënkuptonte që gjysma e tyre do të mbesnin pa punë, tha shoqata e kësaj industrie. Kompanitë kryesore në këtë industri janë Hydro Aluminium, Speira dhe Trimet. Gjigantit të kemikateve, BASF, i duhet të ketë rreth 50 për qind të kërkesës maksimale të saj me gaz dhe ndërprerja e gazit rus do të mund të shkaktonte që kjo kompani të zbatonte një plan emergjent.

Çfarë mund të ndodhë me ekonominë?

Në parashikimin më të errët deri më tani, një grup i industrisë bavareze ka thënë se shteti mund të humbë deri në 12.7 për qind të performancës së ekonomisë në gjysmën e dytë të vitit 2022 nëse do të ketë ndërprerje të plotë të furnizimit me gaz rus.

Cilat janë rreziqet socio-politike?

Mosmarrëveshjet sociale për gazin mund t’i japin shtysë populistëve të ekstremit të djathtë dhe të majtë të spektrit politik. Kjo do të mund të dëmtonte diskursin racional se si do të duhej të veprohej në rast të ndërprerjes së gazit. Berlini ka miratuar një ligj që lë të hapur mundësitë për të kaluar drejtpërdrejt në çmimet e larta ose për të shpërndarë rritjen e çmimeve në mesin e konsumatorëve./REL

Tags: gazi rusgazpromgjermania
Previous Post

Grafiku i naftës në vend dhe bursa, çmimet u ulën më ngadalë dhe u rritën më shpejt, edhe pas ndërhyrjes së Bordit

Next Post

Eurostat: Shqipëria e katërta me rënien më të madhe të popullsisë në Europë në krahasim me vitet ‘90

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Eurostat: Shqipëria e katërta me rënien më të madhe të popullsisë në Europë në krahasim me vitet ‘90

Eurostat: Shqipëria e katërta me rënien më të madhe të popullsisë në Europë në krahasim me vitet ‘90

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.