• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

12/03/2022
in Botë
0
Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

Scandinavian Flags

Pas pushtimit të Ukrainës, Rusia kërcënoi Finlandën dhe Suedinë se nëse i bashkohen NATO-s, do të kenë ‘pasoja të rënda politike dhe ushtarake’.

Në fakt, ishte vetë zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila paralajmëroi, me anë të një video-je kontroverse, kundër anëtarësimit të këtyre shteteve në NATO. “Finlanda dhe Suedia nuk duhet ta bazojnë sigurinë e tyre mbi dëmtimin e sigurisë së shteteve të tjera dhe anëtarësimi i tyre në NATO mund të ketë pasoja vendimtare si nga ana ushtarake edhe nga ajo politike,” – tha Zakharova në një video që u bë virale disa ditë më parë.

Finlanda dhe Suedia i kanë dhënë një mbështetje të madhe Ukrainës që prej pushtimit rus, si në aspektin ushtarak dhe në atë humanitar.

Një nga arsyet që Rusia ka përdorur për të pushtuar Ukrainën ka qenë pikërisht refuzimi i qeverisë ukrainase për të garantuar se ajo nuk do t’i bashkohet NATO-s.

Putin ka kërkuar që Ukraina të çmilitarizohet, duke e quajtur anëtarësimin e saj në NATO dhe rrjedhimisht avancimin e kufirit të aleancës së NATO-s drejt Rusisë, “një akt kërcënues për sigurinë e shtetit rus”.

Por, a do të anëtarësohen në NATO – Finlanda dhe Suedia?

Sipas disa studimeve të fundit në Finlandë, opinioni publik rreth anëtarësimit të vendit në NATO ka ndryshuar në mënyrë drastike qysh prej pushtimit të Ukrainës.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Suedi. Tashmë, më shumë se 53% e finlandezëve janë në favor të anëtarësimit në NATO, sipas një sondazhi të bërë nga 23-25 shkurti – një ndryshim drastik ky me vitin 2017, kur vetëm 19% e finlandezëve ishin pro kësaj lëvizjeje. Gjithashtu, në Suedi, tashmë 41% e qytetarëve janë pro anëtarësimit në NATO – një rritje prej rreth 35% që prej sondazhit të fundit të bërë në vitin 2014, pasi Rusia aneksoi Krimenë.

Është e dukshme që pushimit i paprovokuar i Rusisë ndaj Ukrainës ka ndezur gjakrat dhe ka shtuar frikën mes vendeve baltike se strategjitë e tyre të siguresë mund të mos mjaftojnë për t’u përballur me një sulm të mundshëm të Ushtrisë së Kuqe. Për Finlandën, kujtimet e Luftës së Dytë Botërore nuk janë shuar ende, as pretendimet e ish-Bashkimit Sovjetik mbi tokat dhe portet finlandeze.

Vetëm 1,340 kilometra e ndajnë kufirin finlandez me Rusinë dhe mësimet e të shkuarës u reflektuan qartë në reagimin që kryeministria finlandeze, Sanna Marin, i bëri thirrjeve kërcënuese të Rusisë.

“Ne kemi dëshmuar se kemi marr mësim nga e shkuara. Dhe ne nuk do të heqim dorë nga sovraniteti dhe liria jonë për të manovruar në mënyrë të pavarur.” – tha ajo.

Në Suedi, çështja e anëtarësimit në NATO ka qenë një temë polarizuese, edhe pse shumica e politikanëve suedezë janë pro kësaj lëvizjeje. Në vitin 2018, Suedia, Finlanda dhe SHBA nënshkruan një marrëveshje trelaterale sigurie – e cila u pa si një alternativë ndaj NATO-s edhe pse ajo nuk garanton aspak të njëjtin nivel sigurie. Që këto dy shtete të anëtarësohen në NATO, sigurisht 30 vendet anëtare duhet të arrijnë në një konsensus. Suedia dhe Finlanda janë pjesë e një gjashtësheje të njohur si Partnerët me Mundësi të Optimizuar (EOPs) në NATO – pjesë e të cilës është edhe Ukraina, së bashku me Australinë, Gjeorgjinë dhe Jordaninë.

Por pavarësisht kësaj, Suedia dhe Finlanda shihen gjerësisht si një dyshe e veçuar, e cila me shumë mundësi do të mund të anëtarësohet në të njëjtën kohë me njëra tjetrën. Në situatën aktuale ama – që përfshinë kërcënimin rus përballë nevojës emergjente për siguri dhe sovranitet– aleanca me NATO-n duket si një objektiv i pashmangshëm për këto dy shtete, por në të njëjtën kohë, ai rrezikon të mos jetë edhe aq i lehtë për t’u formalizuar.

Tags: finlandelufta ne ukrainesuedi
Previous Post

“Jemi duke monitoruar Rusinë”/ SHBA paralajmëron: Moska mund të përdorë armë kimike në Ukrainë

Next Post

Aktori ukrainas mbetet i vrarë nga bombardimet ruse në qytetin e tij

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Aktori ukrainas mbetet i vrarë nga bombardimet ruse në qytetin e tij

Aktori ukrainas mbetet i vrarë nga bombardimet ruse në qytetin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.