Lewis Hamiton dhe Serena Williams janë përfshirë në garën për të blerë klubin e Chelsea. Në dukje tingëllon e pabesueshme, por nga Anglia e bëjnë fakt të kryer. Dy yjet e sportit botëror kanë shfaqur gatishmërinë e tyre për të investuar nga 10 milionë euro për kokë.
Sipas Mirror, dy sportistët kanë ngarkuar me këtë detyrë Martin Broughton, një britanik me një staturë të lartë, aktualisht zëvendës president i International Airlines Group, shoqëria mëmë e Britsh Airways.
Në 2010, Broughton u zgjodh president i Liverpool me detyrën për të shitur klubit. Menaxhimi i tij solli më pas shitjen e The Reds te Fenway Sport Gruops që riktheu Liverpool në majën e futbollin anglez dhe evropian. Broghton nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për Chelsea, është një tifoz i bluve dhe tashmë ka nisur negociatat me qeverinë britanike për të blerë klubin londinez.