SHBA– Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama i ka kushtuar një dedikim plot dashuri bashkëshortes së tij, Michel Obama dhe dy vajzave, Sasha dhe Malia në ditën e të dashuruarve.
Barack Obama falenderoi gruan e tij ashtu dhe dy vajzat, Malia, 22 vjeçe dhe Sasha, 19 vjeçe. Familja Obama kanë kaluar një pjesë të madhe të vitit të kaluar në karantinë me dy vajzat e tyre dhe nuk kanë munguar fotot familjare, të postuara në rrjetet sociale.
“Gëzuar Ditën e Shën Valentinit tre njerëzve që kurrë nuk dështojnë të më bëjnë të buzëqesh. Drita juaj verbuese e bën gjithçka më të ndritshme“- shkroi ai në një postim në Twitter të shoqëruar me një foto familjare.
Happy Valentine’s Day to the three who never fail to make me smile. Your dazzling light makes everything brighter. pic.twitter.com/fMcdwf2j20
— Barack Obama (@BarackObama) February 14, 2021
Çifti Obama është martuar që nga viti 1992 dhe festuan 28 vjetorin e martesës tetorin e kaluar. Ata shpesh i dedikojnë njëri-tjetrit statuse romantike në përvjetoret e tyre, por dhe në festa të ndryshme.
“Gëzuar Ditën e Shën Valentinit, @barackobama! Jeta është gjithmonë më e ndritshme kur unë jam pranë jush“,- shkroi Michelle Obama në Twitter, në një foto romantike me bashkëshortin.