• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Cilat do të jenë pasojat për ekonominë botërore, nëse Rusia pushton Ukrainën?

21/02/2022
in Botë
0
Cilat do të jenë pasojat për ekonominë botërore, nëse Rusia pushton Ukrainën?

“The Indipendent”

Ne duhet të shpresojmë që përkundër të gjitha gjasave Rusia të mos e pushtojë Ukrainën. Por nga ana tjetër duhet të jemi realistë se ajo mund ta bëjë këtë. Dhe nëse kjo ndodh, do të shkaktojë kosto të mëdha njerëzore dhe pasoja të mëdha politike. Analistët e tjerët mund të komentojnë më mirë mbi këto të fundit. Por çfarë mund t’i shkaktojë kjo luftë ekonomisë botërore? Rusia dhe Ukraina janë ekonomi relativisht të vogla, pavarësisht nga fakti se Rusia kontrollon territorin tokësor më të madh në botë, dhe Ukraina ka sipërfaqen më të madhe të tokës së punueshme në Evropë (përveç Rusisë).

Sipas Bankës Botërore, në vitin 2020, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Rusisë ishte afro 1.500 miliardë ose 1.5 trilionë dollarë. Ndërkohë PBB-ja e Ukrainës ishte sa 1/10 e saj, pra 150 miliardë dollarë. Nga ana tjetër, PBB-ja globale ishte 85.000 miliardë ose 85 trilionë dollarë, kështu që së bashku ato gjenerojnë vetëm 2 për qind të prodhimit botëror. Parë nga ky këndvështrim, ndikimi i drejtpërdrejtë i çdo gjëje që ndodh atje mezi mund vërehet në pjesën tjetër të botës. Por në ekonominë botërore ekzistojnë lidhje kaq komplekse, saqë kjo llogaritje e thjeshtë dhe në dukje ngushëlluese, nuk qëndron.

Rusia është në mënyrë disproporcionale e rëndësishme si eksportuesja më e madhe në botë e gazit, dhe prodhuesja e tretë më e madhe e naftës dhe e produkteve të naftës. Ukraina ka rëndësi si prodhuese ushqimore, veçanërisht të drithërave. Ajo është eksportuesja e pestë më e madhe në botë e grurit dhe misrit, dhe e gjashta më e madhja e elbit. Do të ishte naive të supozohej se nëse do të ndodhte një pushtim i Ukrainës, ai nuk do të dëmtonte eksportet e të dy vendeve. Prandaj është e arsyeshme të pritet rritja e ndjeshme e çmimit të naftës, gazit dhe drithërave. Do të ishte befasuese nëse çmimi i naftës nuk do të arrinte në 100 dollarë për fuçi.

Nëse pushtimi ndodh, do të ndikonte në çmimin e karburantit në të gjitha pikat e furnizimit në të gjithë botën. Por lufta nuk do të nënkuptonte vetëm faktin që ne të gjithë do të paguanim më shumë për të mbushur serbatorët e makinave tona. Lufta gjithashtu do të rriste kudo çmimet e ushqimeve, duke përfshirë edhe ekonomitë në zhvillim, duke goditur më fort njerëzit e varfër sesa të pasurit. Përtej këtyre efekteve të drejtpërdrejta, do të ketë një sërë pasojash indirekte, përfshirë ndikimin e çdo lloj sanksioni që mund të vendosin Shtetet e Bashkuara ndaj Rusisë.

Si një rregull i përgjithshëm, masa të tilla nuk janë veçanërisht efektive. Nëse për shembull, Perëndimi ndalon së bleri naftën ruse, kjo naftë do të shkojë në Kinë. Por Evropa nuk mund të ndalojë së bleri gazin rus, pasi ajo varet në masë të madhe prej tij për t’u ngrohur gjatë stinës së ftohtë të dimrit. Shqetësimi është e kundërta: që vetë Rusia mund të ndërpresë furnizimet e saj. Po flitet shpesh javët e fundit për përjashtimin e Rusisë nga sistemi global i pagesave SWIFT, ku bankat diskutojnë me njëra-tjetrën për tregti dhe investime ndërkufitare.

Por kjo lëvizje do të ishte një thikë me dy presa. E si do ta paguante Evropa për gazin që blen nga Rusia? Dhe nëse do të përjashtoheshin pagesat e gazit nga ky sistem, ky do të ishte një justifikim i përsosur që Rusia të mbyllte rubinetin. Sa i përket izolimit të Rusisë nga tregjet e kapitalit në përgjithësi, fakti është se Rusia nuk ka nevojë që të marrë hua. Në dallim nga thuajse të gjitha ekonomitë e çdo vendi tjetër në botë, qeveria e saj ka një sufiçit. Por ka edhe një shqetësim tjetër: pasiguria që mund të gjenerojë një konflikt i mundshëm, do të kishte një ndikim më të përgjithshëm në besimin ekonomik dhe sidomos në Evropë.

Ndërprerja e zinxhirit të furnizimeve bart gjithmonë kosto, dhe kjo do të ndodhte në një periudhë veçanërisht të keqe. Kjo pjesërisht sepse inflacioni është në ose pranë niveleve më të larta të 30 viteve të fundit në pjesën më të madhe të botës së zhvilluar, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë, dhe në nivelin më të lartë të 40 viteve të fundit në SHBA.

Kjo edhe për arsye se kostoja e huamarrjes ka nisur të rritet që tani si përgjigje ndaj rritjes së inflacionit, dhe lufta do të rriste thuajse me siguri akoma më shpejt kostot e huamarrjes. Aktualisht gjërat po marrin një kthesë dramatike. Dhe si gjithnjë kur ka përmbysje gjeopolitike, disa nga shqetësimet ndikojnë direkt në tregjet financiare.

Është e pamundur të vendosësh një shifër konkrete për koston, por unë dyshoj se disa nga rritjet e çmimve që kanë ndodhur tashmë në tregjet e naftës dhe gazit, janë rezultat i frikës së një pushtimi. Megjithatë, mund të ketë edhe disa dobësi në sistemin financiar botëror, të cilat kanë kaluar pa u vënë re edhe nga profesionistët e zgjuar, të cilat do të shfaqen vetëm kur të shtohet presioni, i cili druaj se vetëm do të rritet në ditët në vijim./bota.al

Tags: ekonomia boterorerusi ukrainesituata ne ukraine
Previous Post

Nacionalistët kroatë paralajmërojnë formimin e rajonit, Borrell: Situata në Bosnje shqetësuese

Next Post

Anija e djegur në ngushticën e Korfuzit, publikohet lista me emrat e 10 të zhdukurve

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Anija e djegur në ngushticën e Korfuzit, publikohet lista me emrat e 10 të zhdukurve

Anija e djegur në ngushticën e Korfuzit, publikohet lista me emrat e 10 të zhdukurve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.