• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Cili është shteti me më shumë ishuj në botë?

13/02/2022
in Botë
0
Cili është shteti me më shumë ishuj në botë?

Vende të ndryshme në mbarë botën, mburren se kanë maksimumin e diçkaje. Kështu Kanadaja krenohet si vendi me më shumë liqene në botë, rreth 879.000  të tillë. Ndërkohëvendi me më shumë pemë është Rusia, ku rreth 45 për qind e territorit është e mbuluar nga pyjet.

Por kur flitet për numrin e ishujve, cili vend e kryeson listën? Greqia? Indonezia? ApoKanadaja, që zotëron Arkipelagun Arktik? Në fakt, fituesi me shumë diferencë nga të tjerët është Suedia. Sipas Statista , një kompani gjermane që ofron statistika në shumë fusha, ky vend i Evropës Veriore ka plot 221.800 ishuj, kryesisht të pabanuar,.

Në këtë shifër përfshihen edhe ishuj shumë të vegjël, me një sipërfaqe prej vetëm 25 metra katrorë. Në këtë listë, e dyta renditet Finlanda, me rreth 188.000 ishuj, ndërsa Norvegjia, klasifikohet e treta me rreth 55.000 ishuj.

Të tria vendet janë pjesë e rajonit nordik (që përfshin edhe Islandën dhe Danimarkën). Kjolistë ngre një pyetje interesante:Pse kjo pjesë e botës ka kaq shumë ishuj?“Këto vende kanë një të kaluar të veçantë të afërt në aspektin gjeologjik”- thotë për Live Science Karin Siglosh, drejtore e hulumtimeve në Qendrën Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore (CNRS).

“Gjatë 2.6 milionë viteve të fundit, Toka ka pasur një kapak akulli në Arktik, dhe periudha periodike të akullnajave në Hemisferën Veriore. Por më herët nuk kishte”- shton ajo. Siglosh sqaron se vendet nordike, kanë përjetuar kohët e fundit reduktimin e masave akullnajore, me një peridiocitet çdo 41.000 vjet.

Epokat Akullnajore, nuk janë thjesht një periudhë e gjatë me një temperaturë të caktuar. Brenda epokave të mëdha akullnajore, ekzistojnë edhe periudha më të vogla të njohura si “akullnajore”, dhe periudha më të ngrohta, të quajtura “ndër–akullnajore”.

Gjatë epokës akullnajore Kuaternare – një periudhë e vazhdueshme me një sërë fazash akullnajore dhe ndër–akullnajore të alternuara midis tyre, që nisi 2.6 milionë vjet më parë, këto periudha të ftohta akullnajore ndodhën çdo 41.000 vjet ose më shumë, deri rreth 800.000 vjet më parë, kur ato filluan të ndodhin më rrallë, rreth çdo 100.000 vjet.

Gjatë epokës së fundit akullnajore, rajone të ndryshme nordike u mbuluan me shtresa akulli “disa km të larta”, të cilat ishin aq të rënda sa që “e detyruan koren e Tokës të fundosej”.

Një periudhë e zgjatur e ngrohtë e quajtur Optimumi Klimatik i Holocenit (Vitet 5000-3000Para Krishtit), bëri që ky akull të shkrihej dhe ndihmoi në rikthimin e kores në sipërfaqe.

Ky fenomen – i njohur si ekuilibri izostatik – bën që Arkipelagu Kvarken, i vetmi vend natyror në Finlandë, i shpallur si pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të, të “ngrihet” nga pak çdo vit.

Çdo vit, arkipelagu fiton rreth 1 kilometër katrorë tokë. Për më tepër, vendet nordike kanë një “topografi çuditërisht të lartë”, për shkak se manteli nën këtë rajon është shumë i ngrohtë. “Manteli i ngrohtë zgjerohet, dhe i shtyn për lart kontinentet dhe oqeanet që ndodhen sipër”-thotë Siglosh.

Sipas saj, ky kombinim i topografisë së lartë dhe i veprimit të akullnajave, ka krijuar fjorde të thella, duke sjellë “daljen kudo të copave shkëmbore”.Gjatë periudhave jo akullnajore, niveli global i detit është shumë më i lartë, sesa gjatë një epokë akullnajore.

Dhe shpjegimi në këtë rast është e thjeshtë: kur akullnajat shkrihen, uji i tyre derdhet në oqean, duke e rritur nivelin e ujit. Por nganjëherë efektet janë drastike. Afro 20.000 vjet më parë gjatë Maksimumit të Fundit të Epokës Akullnajore, që ndodhi në fazën përfundimtare të epokës së Pleistocenit (2.6 milion deri në 11.700 vjet më parë), nivelet e detit ishin rreth 122 metra nën nivelet e sotme.

Kur pjesa më e madhe e këtij akulli u shkri, zona të mëdha toke u përmbytën, dhe “vetëm pika më të larta dolën mbi ujë si ishuj”- thotë Siglosh. Pra, ndërsa gjeologjia dhe klima shpjegojnë arsyen se përse Suedia dhe fqinjët e saj kanë një numër të madh ishujsh, diçka mbetet ende e paqartë: Cili është përkufizimi i vërtetë i një ishulli?

Për shumicën e njerëzve, një ishull është thjesht një pjesë toke e rrethuar nga të gjitha anët nga uji. Por atëherë pse Australia, që përputhet në mënyrë të përsosur me këtë përkufizim,konsiderohet një kontinent, ndërsa Grenlanda, që është vetëm 2 herë më e vogël dhe ka tipare të ngjashme, quhet “ishulli më i madh në botë” nga Enciklopedia Britanike?

Ndërsa nuk ka një përkufizim të prerë dhe gjithëpërfshirës, se çfarë është një “kontinent”, konsensusi i përgjithshëm është se një kontinent duhet të shtrihet në pllakën e tij tektonike. Për shkak se ndodhet në pllakën e Amerikës së Veriut, Grenlanda nuk e përmbush këtë kriter, prandaj konsiderohet përgjithësisht si një ishull.

“Ishujt” e Skandinavisë, nuk janë ishuj në aspektin gjeologjik. Ato janë po aq kontinentale sa kontinenti; vetëm se dalin mbi ujë. Por sipas përkufizimit ato janë sigurisht ishuj, pasi janë shumë të vegjël”-nënvizon Siglosh.

Marrë nga Bota.al

Tags: ishujrajoni nordiksuedi
Previous Post

A janë të vetëdijshëm njerëzit që ndodhen në gjendje kome?

Next Post

Abuzimi me fondet publike, KLSH zbuloi skemën si u rrit me 2 milionë euro vlera e 3 projekteve të FDSKSH

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Abuzimi me fondet publike, KLSH zbuloi skemën si u rrit me 2 milionë euro vlera e 3 projekteve të FDSKSH

Abuzimi me fondet publike, KLSH zbuloi skemën si u rrit me 2 milionë euro vlera e 3 projekteve të FDSKSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.