SHBA– Këshilltari i Presidentit në detyrë, Donald Trump, Scott Atlas u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos zbatojnë asnjë prej masave të marra, por që të bashkohen me familjarët e tyre për ditën e Falenderimeve.
Neuroradiologu, siç shkruajnë dhe mediat ndërkombëtare u ka bërë thirrje qytetarëve që të ftojnë të afërmit e tyre për festën e Falenderimeve, pasi sipas tij, munt ë jetë e fundit.
“Ky lloj izolimi është gjithashtu një tragjedi për të moshuarit, të cilëve tani u thuhet “mos e shihni familjen tuaj për festën e Falënderimeve. Për shumë njerëz, kjo është festa e Falënderimeve e tyre e fundit, besoni apo jo. Ne duhet të kemi një politikë … e cila është një politikë e një personi të tërë. Nuk ka të bëjë vetëm me ndalimin e rasteve të Covid,”- tha ai.
Këto këshilla bien ndesh me këshillat që vetë shefi i tij, Anthony Fauci, këshilltari kryesor i sëmundjeve infektive në Amerikë që nga viti 1984, ka dhënë gjithë këto muaj. Fauci ka bërë thirrje për shmangien e të moshaurve në këto kohë të Covid-19.