Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka folur në Kuvend për rritjen e çmimeve për shkak të krizës. Ibrahimaj i ka dalë në mbrojtje Bordit duke thënë se nëse nuk do të ishte ngritur Bordi i Transparencës, çmimi i karburantëve do të ishte shumë më i lartë nga sa është sot.
“Ju thoni që ne kemi ngritur borde fashiste a komuniste, nuk di si i quani. Nëse bordet nuk do të ishin ngritur do të kishin çmime më të larta për karburantet se kemi sot. Ne mbështetem shqiptarët që nuk i mund të përballojnë çmimet e rritura të konsumit”, tha Ibrahimaj.
Pas vendimit të fudnit të Bordit të Transparencës, nafta në vend tregtohet me 249 lekë për litër. Ndërsa çmimi i benzinës është 242 lekë për litër dhe ai i gazit 83 lekë.