Gjermani Benjamin List dhe skocezi David MacMillan janë fituesit e Çmimit Nobel në Kimi në vitin 2021 për zhvillimin e tyre të organokatalizës asimetrike. Këto katalizatorë janë miqësorë me mjedisin dhe të lirë për tu prodhuar.
“Katalizatorët organikë mund të përdoren për të nxitur shumë reaksione kimike,” u shpreh Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në një deklaratë.
Çmimi më shumë se një shekull jepet nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave dhe vlen 10 milionë kurora suedeze (1.14 milion dollarë). Çmimi i kimisë është i treti i këtij viti të çmimeve Nobel dhe pason çmimet për mjekësinë ose fiziologjinë dhe fizikën, të shpallura në fillim të kësaj jave.