SHKODËR – 38 kamera të tjera sigurie janë çmontuar nga forcat blu pasi dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale për të spiunuar lëvizjet e rivalëve dhe policisë. Kamerat ishin vendosur në shtylla elektrike në zona shumë të frekuentuara, konkretisht në lagjet “Guerrile”, “Salo Halili” dhe “Kongresi i Përmetit”, me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë.
Kjo e ka çuar në 59 numrin e kamerave të çmontuara pasi më herët, gjatë fazës së parë të planit operacional policor të koduar “Fijet”, u çmontuan 21 kamera të instaluara nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës dhe nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri te rrethrrotullimi i Dobraçit. Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna intensive për identifikimin e shtetasve që kanë instaluar këto kamera, si dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së tyre.
21 kamerat e zbuluara më parë janë dy zona që i përkasin respektivisht dy lagjeve më problematike të Shkodrës, të lidhur me ngjarjet kriminale, lagjet Kiras ku banojnë familjet Lici dhe Bilali, si dhe në lagjen Dobraç ku banon familja Bajri.