Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e kësaj të diele sa i përket COVID-19 në Shqipëri. 5 viktima janë shënuar së fundmi, ndërkohë ka pasur dhe 833 raste të reja.
Në krahasim me dje testimet mbeten në po të njëjtin nivel, 3511 sot, ndërkohë që ka më pak viktima, por më shumë raste.
Sa i përket këtyre të fundit, kryesimin e mban Tirana me 349 të infektuar, ndjekur nga Elbasani 42, Durrësi 34 dhe Shkodra 30.
Nga ana tjetër një prej viktimave ka qenë 26 vjeç sipas MSH, teksa 2 pacientë nga Tirana ndërruan jetë, 1 nga Korça, 1 nga Mati dhe 1 nga Kruja.