Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19.
Nga krahu tjetër dhe numri i të infektimeve të reja ka rënë ndjeshëm, ku gjatë këtij intervali kohor janë regjistruar vetëm 2, respektivisht 1 qytetar në Shkodër e një tjetër në Lezhë.
Lajmi mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shpallur tetë qytetarë të shëruar nga virusi, duke e çuar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 129,918 persona.