Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas rritjes alarmante të të infektuarve me koronavirus në vend.
Në një postim në Twitter, Basha shkruan se Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe në vend që të shtojë mjekët e shtretëtit në spitale, paguan klientët e tij tij dhe sulmon opozitën që i nxori faktet.
Basha shprehet i bindur se sëbashku me shqiptarët dfo ta mundë këtë të keqe dhe do ta shërojmë vendin.
Postimi i plotë:
Numri i të infektuarve me covid po thyen rekordet. Me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe fatkeqësisht shumë të tjerë janë në rrezik. Në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxorri faktet. Në vend që të shtojë mjekët, infermierët e shtretërit në spitale,ja jep milionat mafias së plehrave.Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë.Pasi shkatërroi ekonominë,tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Bashkë do ta mundim këtë të keqe e do ta shërojmë vendin.